How old are you? - Cfarë moshe keni? (Sa vjec jeni?) 1 - Tell me, how old are you? 1 - Pa më thuaj, cfarë moshe ke? 2 - That's a very personal question. 2 - Kjo është një cështje private. 3 - But OK, I'm thirty-two. 3 - Megjithatë, hajde se po ta them, jam 22 vjec. 4 - I'm divorced with two sons and a daughter. 4 - Jam i ndarë, kam dy djem dhe një vajzë. 5 - And how old are they? 5 - Cfarë moshe kanë ata? 6 - The boys are ten and eight, and the girl's twelve. 6 - Djemtë janë 10 dhe 8 vjec, ndërsa vajza 12. 7 - Oh dear, I'm too young for you! 7 - Oh, unë qenkam shumë e re për ty! Shqiptimi 1.tell mi, hau old ar ju? 2. dhëts ë veri përsnël kuescën. 3. bët okei, aim thëti tu. 4. aim divorst uidh tuu sënz end ë dotë. 5. end hau old ar dhei? 6. dhë boiz ar ten end eit dhë dërllz tuellv. 7. ou dië, aim tuu iang fë ju! 2. Vini re sesi grupi i shkronjave -sti- te question shqiptohet sç. 4. Mbaresa -ed- shqiptohet t. SHENIME 1. Në anglisht nuk thuhet ''cfarë moshe ke'' por ''cfarë moshe je''. Pra, përdoret gjithnjë folja to be - jam. Vini re gjithashtu se në përgjigje mjafton vetëm shifra e viteve dhe nuk shtohet pas saj fjala years: How old is he? - He's thirty-nine - Cfarë moshe ka? - 39 vjec. 2. To tell - them tregoj. Tell me, are you her son? - Më thuaj, djali i saj je? 3. Personal - personal, vetja, privat është mbiemri që rrjedh nga fjala ''a person - një person''. Personal property - pronë vetjake, private. Por personal mund të ketë edhe kuptimin ''individual'' : a personal computer - një kompjuter individual, personal. 4. Fjala OK (okay-okej) aq njohur edhe që kuptohet pothuajse në të gjitha gjuhët e botës, është një fjalor më vete! Ka shumë histori mbi prejardhjen e saj, por tani për tani mësoni më mirë si ta shqiptoni saktë. Ajo përbëhet nga dy tinguj pothuajse të ndarë: O-KEJ. How are you? - OK. And you? - Si po ia con? - Mirë, po ti? 5. A son - bir, djalë, a daughter - vajzë, bijë. Për fjalët ''djalë'' dhe ''vajzë'' që nuk i ke bir dhe bijë përdoret a boy, a girl. Për sa i përket shqiptimit, mos ngatërroni son me sun (diell). Që të dyja fjalët shqiptohen san. 6. Old - i vjetër, i moshuar; an old dress - një fustan i vjetër. Edhe How old are you? fjalë për fjalë përkthehet: Sa i moshuar je ti? Old do të thotë edhe ''i lashtë''. E kundërta është young. That young guy - Ai djali i ri.