Wednesday, 19 August, 2026г.
russian english deutsch french spanish portuguese czech greek georgian chinese japanese korean indonesian turkish thai uzbek

пример: покупка автомобиля в Запорожье

 

Berat, sekuestrohen heroine, kanabis dhe dhjetera granata | ABC News Albania

Berat, sekuestrohen heroine, kanabis dhe dhjetera granata | ABC News AlbaniaУ вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Në këtë lagje të Beratit policia zbuloi një banesë të mbushur me drogë dhe municione. Pronari i saj është Landi Bixheku, një emër i njohur për policinë lokale dhe personazh me lidhje të ngushta me të fortët e qyteteve të tjera. Bixheku, 47 vjeç, nuk u kap gjatë operacionit “Kalaja”. Ai ka mundur të largohet në kohë para se forcat speciale të zbarkonin në lagjen “13 Shtatori”. Siç edhe shikoni nga pamjet e policise, për fshehjen e drogës dhe të municioneve jane hapur tunele dhe anekse të fshehta brenda në shtëpi. 441 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar në formën e çokollatës, 2.5 kilogramë heroinë dhe pak kokainë u zbuluan në ambientet e brendshme. Por në një tjetër hapësire të nëndheshme u zbuluan edhe 35 granata ofensive dhe 40 difensive e peshore elektronike.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”./abcnews.al
Мой аккаунт