Ciklleshi transferohet në Turqi, Migjen Basha tek Lille
У вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Sokol Cikalleshi, transferohet në Superligën turke. Pas sezonit të shkëlqyer në Kroaci, sulmuesi do të mbrojë ngjyrat e Istanbul Basaksehir. 24-vjeçari do të përfitojë rrogë 500 mijë euro në sezon nga ky transferim. Seria A italiane rrezikon të humbasë një prej futbollistëve të kolonisë shqiptare, bëhet fjalë për Migjen Bashën, i cili ka vendosur të largohet nga Torino. Për shkak të hapësirave të pakëta te “granadat”, mesfushori kuqezi do të provojë një aventurë të re. Destinacioni duket Lille në Ligue 1 franceze. Agon Channel.