У вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Tomas Kantrimen në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se politikanët në Shqipëri duhet të jenë në gjendje të negociojnë me njeri tjerin dhe t'i zgjidhin problemet vetë në mënyrë demokratike përmes dialogut dhe kompromisit. Çdo vonesë në këtë drejtim, shton zyrtari i lartë amerikan, dëmton imazhin e vendit ose afatin për të hyrë në BE. Me zotin kantrimen bisedoi kolegu Arben Xhixho.