Anija “Oriku” pjesë e Flotës Detare shqiptare është kthyer në atdhe pas një viti qëndrimi në detin Egje, pjesë e operacionit të NATO-s “AEGEAN SEA”. Nga 21 nëntori i vitit të kaluar e deri tani, gjashtë ekuipazhet e anijes “Oriku”, P-132, kanë marrë pjesë në dhjetëra operacione në detin Egje në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndaluar trafikimin ilegal dhe migrimin në këtë rajon të trazuar. Rezultat i këtyre operacioneve është dhënia e ndihmës dhe shpëtimi i rreth 1 mijë personave të moshave, gjinive e shtetësive të ndryshme, siriane, nigeriane, irakiane, somaleze, jemenase, kongoleze etj, të cilat nga brigjet e Turqisë do kalonin për në brigjet greke apo vende të tjera të BE. Subscribe: https://goo.gl/XBoLwB