Wednesday, 05 August, 2026г.
russian english deutsch french spanish portuguese czech greek georgian chinese japanese korean indonesian turkish thai uzbek

пример: покупка автомобиля в Запорожье

 

Mesha në shqip mbajtur në Sinodin e Madh dhe të Shenjtë

Mesha në shqip mbajtur në Sinodin e Madh dhe të ShenjtëУ вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
MESHA NE SHQIP – MBAJTUR NË SINODIN E MADH DHE TË SHENJTË – Kretë, Qershor 2016 Në të gjitha ditët e punimeve të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh në katholikonin e Manastirit të së Tërëshenjtës, Zonjë të Engjëjve, në Gonia, kryheshin Liturgjitë Hyjnore nga kishat lokale në gjuhën e tyre, nënvizim ky i faktit të unitetit në larmi. Në këtë kuadër, të shtunën, më 25 qershor edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kreu Liturgjinë në shqip. Ajo u krye nga Episkopi i Bylisit, Asti. Bashkëmeshuan: At Jani Trebicka, At Anastas Bendo dhe Kryedhjakon Spiro Topanxha. Psali kori bizantin “Shën Joan Kukuzeli” nën drejtimin e z.Theodhor Peci. Ishin të pranishëm Patriarku Ekumenik Vartholomeu I, Patriarku i Jeruzalemit Theofili II, Kryepeshkopi i Kretës Irineu, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi; si dhe anëtarët e Sinodit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Mitropoliti i Korçës z. Joani, Mitropoliti i Gjirokastrës z. Dhimitri, Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit z. Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit z. Andoni, Mitropoliti titullar i Amantias z. Nathanaili; si dhe pjesa tjetër e delegacionit shqiptar klerik dhe laik që morën pjesë në punimet e Sinodit të Madh dhe të Shenjtë gjatë javës së Pendikostisë, nga datat 16-26 qershor 2016 në Kolimbari – Kretë, Greqi. Një informacion më të gjerë mund ta gjeni në web-in e Kishws Orthodhokse, në këtë link: http://orthodoxalbania.org/alb/index.php/al/lajme/blog/3954-zhvilloi-punimet-sinodi-i-shenjte-dhe-i-madh
Мой аккаунт