Friday, 14 August, 2026г.
russian english deutsch french spanish portuguese czech greek georgian chinese japanese korean indonesian turkish thai uzbek

пример: покупка автомобиля в Запорожье

 

Ora News - Ekskluzive Ora News/ VIDEO-ja e rrëfimit të nuses tek hoxha ku tregon vrasjen e vjehrrës

Ora News - Ekskluzive Ora News/ VIDEO-ja e rrëfimit të nuses tek hoxha ku tregon vrasjen e vjehrrësУ вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Vrasja e Lirije Lamit më 30 prill të vitit të kaluar, në Kamëz, është pranuar me gojën e saj nga nusja 21-vjeçare, Marjana Cmeta. Ajo e ka pranuar krimin para hoxhës, Hysen Shehu, i cili e filmoi. Ora News ka siguruar videon ekskluzive dhe transkriptin e plotë të rrëfimit të autores. Marjana Cmeta ka pranuar me gojën e saj se ka vrarë vjehrrën, 48-vjeçaren Lirije Lami. Vdekja e Lamit, më 30 prill të vitit të kaluar, në Kamëz, u raportua si vdekje natyrale, ndërsa rrëfimi i Oltjan Lamit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, zbuloi gjithçka. Më poshtë po ju paraqesim rrëfimin e plotë të 21-vjeçares Marjana Cmeta, para hoxhës Hysen Hoxha. Videon e regjistroi hoxha me kamera, në maj të vitit të kaluar, pak javë pas vrasjes së Lirijes. Ora News zbardh transkriptin e plotë të rrëfimit të autores Nusja- I thashë që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat. Hoxha- Po. Nusja- Më tha, ma jep, i thashë që ka erë të keqe, nuk e duron dot dhe i mbusha një bravo. Hoxha-Ëhëëë. Nusja- Në momentin që po e pinte, nuk e di po më vriste aq shumë këtu. Hoxha- Të iki magjistarja, të eleminohet këtu. Nusja-Kur filloi tu u bo keq e më keq. Hoxha- Po pastaj nuk fillova tu u ndje keq se filloi ëëë, duke bo ca shikime ke parasysh edhe foli me vete, ishte e pavetëdijshme, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti mosh ashtu ja boni, çfarë të bëj unë ku të shkoj, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u dukte që ishte tu fol me dikë. Mu aty mu fut frika. Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekzkluzive-ora-news-video-ja-e-rrefimit-te-nuses-tek-hoxha-ku-tregon-vrasjen-e-vjehrres
Мой аккаунт