Monday, 24 August, 2026г.
russian english deutsch french spanish portuguese czech greek georgian chinese japanese korean indonesian turkish thai uzbek

пример: покупка автомобиля в Запорожье

 

Report TV - Pas paktit Marku-Xhafa, Report TV zbardh udhëzimin

Report TV - Pas paktit Marku-Xhafa, Report TV zbardh udhëziminУ вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Pas marrëveshjes së pak ditëve më parë të firmosur mes Kryeprokurores Arta Marku dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Report Tv ka zbardhur udhëzimin për strukturën e Task Forcës, ku theksohet ngritja e Task Forcave në çdo prokurori për të hetuar krimin dhe korrupsionin. Sipas udhëzimit, të siguruar nga gazetari Arsen Rusta, janë 33 prokurorë në 8 prokuroritë e rretheve të cilët kanë përvojë në hetime për sa i përket krimit të organizuar atij ekonomik dhe korrupsionit. Udhëzimi kërkon që këta prokurorë do të bashkëpunojnë me Task Forcën special Qendrore dhe atë Rajonale për shkëmbimin e informacionit. Këta prokurorë thuhet në udhëzim do të kryejnë analiza dhe vlerësime të përbashkëta rreth grupeve kriminale si dhe realizimin e veprimtarisë hetimore në zbatim të detyrimeve specifike të përcaktuara në Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar –Operacioni Forca e Ligjit.
Мой аккаунт