Zone e Lire/ Historia e Florian Markut, kampionit te botes ne kick-box (23.02.2018)
У вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Florian Marku, kick-boxer-i shqiptar me ambicie shumë të mëdha është shumë premtues në këtë sport. Ai është shpallur 6 herë kampion i Greqisë dhe 4 herë kampion bote. Marku ishte sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë në Tv Klan nga ku rrëfeu historinë e tij dhe karrierën si kick-boxer. Sportisti rrëfeu se është larguar bashkë me familjen drejt Greqisë në moshën 8-vjeçare dhe pas një sherri në Selanik në moshën 18 vjeçare është kthyer në Shqipëri për tu larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën. “Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kapionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste. Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie dhe 4 herë kampion bote. Në moshën 18 vjeçare u bërballa me disa rusë në Selanik pas një sherri në një pab. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për ta mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan t’më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin. Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Unë vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd t’më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha”, tha Marku.