Mjekët iu bëjnë thirrje të miturve, që të mos konsumojnë lëndë narkotike në vegjëli. Shkencëtarët thonë, se ata që fillojnë pirjen e drogës në moshën 15-vjeçare ose më herët, mund të vuajnë nga një sërë dëmtimesh afatgjate, përfshirë edhe problemet fizike. Ata që e propozojnë marihuanën pas moshës 21-vjeçare, nuk kanë gjasa që konsumimin e drogës ta kthejnë në një zakon të përjetshëm. Studimi i kryer në Kanada u fokusua në të dhënat zyrtare, duke u nisur nga viti 2013, për të përcaktuar efektet e përdorimit të kanabisit në shëndetin fizik dhe mendor. Studimi konfirmoi se, kur përdorimi i drogës fillon nën moshën 15-vjeçare, shkakton dëmtim të njohjes, humbje të kujtesës dhe zvogëlim të kofiçentit të inteligjencës. Po kështu rezultoi, se këta përdorues kishin prapambetje në arsimim dhe më shumë gjasa për zhvillimin e sëmundjeve mendore. Ata që filluan pirjen e marihuanës në moshën 17-vjeçare ose më të vogël, kishin 62,5% mundësi më pak për të marrë një diplomë të shkollës së mesme.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
http://facebook.com/intvalbania
http://twitter.com/intvalbania
http://instagram.com/intvalbania
Offcial website:
http://intv.al